Shoqeria " ÇARO " Sh.P.K
Lagjia "18 Shtatori", Gjirokaster.
Rruga Nacionale Nr. 55
Tel / Fax +355 84 65642
Email: kostandin_caro_konfeksion@yahoo.com
       Shoqeria "ÇARO" Sh.P.K. eshte krijuar ne vitin 2000 ne Gjirokaster me aktivitet kryesor Prodhimin e Konfeksioneve Tekstile per eksport. Prodhimet e saj eksportohen ne te gjitha tregjet europiane kryesisht ne Greqi, Itali, Gjermani, Angli, France dhe ne Sh.B.A.
     Objekti ku zhvillon aktivitetin kjo shoqeri eshte nje ndertese dy  kateshe (Ish Ndermarrja e Veshjeve Gjirokaster) me siperfaqe 2000 m2 dhe truall funksional 1980 m2.
       Shoqeria ka nje staf drejtues te perbere nga specialiste ne fushen e konfeksioneve dhe ata drejtues dhe menaxhues me pervoje disa vjecare, si dhe disponon nje teknollogji bashkohore (makineri e pajisje) gje qe kane bere te mundur ecurine e sukseshme te kesaj shoqerie ne kete fushe. Prodhimtaria vjetore e konfeksioneve arrin ne konfeksionimin e 350.000 cope ne vit kryesisht pantallona, bluza, xhaketa, bufane (xhupa), kemisha e veshje te brendshme (biankeri).
       Artikujt e prodhuar jane te nje cilesie mjaft te larte, gje qe kane bere te mundur jetegjatesine e kontratave te lidhura me firmat e huaja si dhe rritjen e numrit te tyre ne vite.
     Aktiviteti i shoqerise drejtohet nga bashkeshortet pronare te kesaj shoqerie Kostandin Çaro e Figali Çaro me profesion perkatesisht ekonomist e inxhiniere ndertimi, banues ne Gjirokaster.

ADMINISTRATORE                                            PRESIDENT
     FIGALI ÇARO                                              KOSTANDIN ÇARO
Shoqeria ANDKRI sh.p.k
Jergucat Gjirokaster        
Rruga nacionale Gjirokaster-Kakavie  Km 20
Tel/fax  00355 884 90821
Email: petrolgazsha@yahoo.com
       Shoqeria Andkri sh.p.k eshte krijuar ne vitin 2007 ne Gjirokaster dhe ka si aktivitet kryesor te saj prodhimin e bomblave te gazit 190 gr (bombla petrogazi). Objekti ku firma zhvillon aktivitetin e saj eshte nje repart me siperfaqe 1000 m².
       Shoqeria ka nje staf drejtues te specialuzuar ne fushen e tregtimit te gazit pasi ortaket e kesaj shoqerie jane njekohesisht dhe ortake te nje shoqerie te njohur ne tregtimin e gazit me emrin Petrol Gaz.
Partneret kryesore te shoqerise jane:
PETROL GAZ sh.a. (ofron ndihmen teknike ne menaxhim dhe drejtim)
HELENIC STEEL  (ofron llamarinen me cilesore me siguri shume te larte)
ECO ELDA   (ofron gazin me cilesor dhe me kalorifik )
Sipas ecurise se prodhimit gjate muajve te pare te aktivitetit te saj synohet qe prodhimi vjetor te jete rreth 1.000.000 cope  bombla gazi. Tregu ku shoqeria shet produktin e vet eshte Gjirokastra, Saranda, Korca, Tirana, Shkodra, Kukesi ku shoqeria ka perfaqesuesit e vet ne keto qytete dhe se shpejti ne cdo treg te Shqiperise dhe me gjere.

        Shoqeria Petrol Gaz eshte krijuar ne vitin 1999  ne Gjirokaster dhe ka si aktivitet kryesor te saj  tregetimin e gazit te lengshem per ngohje dhe gatim. Shoqeria ka perfaqesuesit e vet ne disa qytete te Shqiperise ku me kryesoret mund te permendim : NEW KJ, GIRO OIL, EKB OIL, BASHA OIL, Kompleksi ISLAMAJ, ANI OIL, AUTO GRILL (Fier), si dhe disa pika autogazi  ne Memaliaj, Libohove, Delvine, Borsh, Lukove, Shen Vasi, Çuke, Shales, Xare, Livadhja (Rrethi  Sarande)
Dhe se shpejti Shoqeria do te zgjeroje tregun e vet me disa pika te tjera autogazi ne Permet Kelcyre Tepelene Himare
eshte gjithashtu dhe furnitor me gaz te lengshem i disa firmave prodhuese si Alfa Glina, Partner Ballkanik, Gjiro Farma si dhe shume subjekte te tjera te perpunimit te qumeshtit, te prodhimit te bukes, te prodhimit te embelsirave  si edhe te nje numri te konsiderueshem te bareve dhe restoranteve qe shtrihen pergjate vijes bregdetare Ksamil-Borsh perfshire dhe restorantet qe punojne me gaz pergjate rruges nacionale Kakavie -Sarande  dhe pjeses dermuese te restoranteve ne Gjirokaster  e me gjere. Shoqeria ofron gjithashtu asistence teknike ne vendosjen dhe mirfunksionimin e sistemeve te ngrohjes dhe gatimit me gaz te lengshem.
    Amita prodhohet ne Shqiperi nga firma Partner Ballkanik me lejen e perdorimit te marre nga Kompania Coca Cola Hellenic Bottling.

   Pronat e firmes Partner Ballkanik ndodhen ne Libohove. Ndertesa ndodhet ne troje 25 dynym me nje madhesi 2.500 m2 per prodhimin e produkteve dhe magazina qendrore e shperndarjes se produkteve 1.340 m2 me nje madhesi magazinimi per 1.100 paleta te produktit te gatshem.

    Makinerite qe perdoren ne prodhim jane automatike dhe moderne, ato kane fuqi prodhuese 456 koli per Amita 1 liter dhe 222 koli Amita 250 ml per cdo ore prodhimi.

     Ne fabrike jane te punesuar 35 punetore :
     Departamenti i Cilesise 8, Departamenti I Mirembajtjes 3, Departamenti I Prodhimit  10, Departamenti I administrimit  4, Departamenti I Finances 5, Roje 5  nga te cilet pjesa me e madhe jane nga fshati me i afert.

    Shperndarja dhe ecuria e produkteve behet nga Departamenti Shitjeve dhe Marketing perqendruar ne Tirane ku jane te punesuar 15 punetore.

   Cilesia e produkteve tona kontrollohet vazhdimisht nga CCHBC dhe gjithashtu nepermjet kontrolleve, ose duke kontrolluar mostra nga tregu.

   Perparesite tona jane certifikimi me ISO  dhe  HACCP si dhe funksionimi i pastrimit biologjik te mbetjeve tona.

     Detyra jone eshte te mbulojme kerkesat e konsumatoreve me koston me te ulet te mundshme pa kompromise me cilesine, bazuar ne kerkesat ligjore, duke respektuar ambjentin dhe duke i dhene prioritet zhvillimit te njerezve...
Se shpejti i historiku i saj...
.........................................................................................................................

.........................................................................................................................

.........................................................................................................................