Ky ėshtė njė qytet i krijuar nga fantazia dhe ėndra. Cdo mėngjez, qyteti, del nga mjegulla e dielltė, dhe pastaj gurėt, sofatet, portikėt, sprethėt, minaretė e kėmbanoret, sokakėt dhe cezmat shekullore e pėrkundin diellin nė duart e tyre.
      Qyteti ėshtė ngritur mbi pesė kodra tė stėrmėdha, gur e nga njė gur, pikė e pėrmbi pikė djerse, dashurie, kėnge e legjendash. Ai ėshtė i pjerrėt, ndoshta mė i pjerrėti qytet nė botė, duke thyer gjithė ligjet e arkitekturės dhe urbanistikės. Vajet dhe martesat, luftėrat, humbjet dhe fitoret, kanė rrjedhur nė shekuj si ligjėrime nėpėr rrugėt e gurta tė qytetit.
      Sokaku tė Marrėve ėshtė aty, nė zemėr tė lagjes Palorto, pėr tė treguar se nė kėtė qytet cdo gur flet, cdo gur ka njė histori tė tijin. Ky ėshtė qyteti i dymijė shkallėve. Nė ballin e tij qėndron si njė Titanik, kėshtjella, njė nga mė tė mėdhatė e mė kalorsiaket nė krejt Ballkanin. Jeta sė pari u formėsua nė kėtė Kėshtjellė e mė tej ajo doli jashtė saj me lagjet karakteristike, monumente tė gjalla tė natyrės.
      Kėshtjella vrojton me "sytė e saj" krejt udhėt qė pėrshkojnė Ballkanin jugor, luginat dhe pesė qytetėrimet antike qė gjenden nė Drinosin e lashtė. Nė kėtė qytet, bashkėjetojnė mrekullisht pejgameri pagan me minarenė e xhamisė, gurėt dhe shkrimet episkopale me hamamet, ngrehinat aristokratike qindravjecare me komplekset e shoqėrive kulturore, liceu francez me mendresė "Hasan Tahsim", cezmat dhe 7 kronjet me polifoninė e "Ergjėrisė", trilli bizantin me urinė perėndimore tė prespektivės.
      Gjirokastra ėshtė simbol i bashkėjetesės sė kulturave, tė komuniteteve fetare dhe etnike.
     Udhėtari kur e sheh pėr herė tė parė kėtė qytet, i lind dėshira ta krahasojė me njė qytet tė ngjashėm nė botė. Kjo ėshtė gracka e parė qė ngre qyteti. Ai flak tutje cdo krahasim. Ky ėshtė njė qytet i pakrahasueshėm me askėnd tjetėr  . . .




      
Pazari Karakteristik (Qėndra Historike)

       Fillimi shek. tė XVII shėnon dhe fillimin e ndėrtimit tė Pazarit Karakteristik tė Gjirokastrės. Ndėrtimi kėtij Pazari ėshtė unikal pėr nga vlera ndėrtimore dhe arkitektonike. Kompozicioni Pazarit ėshtė art i klasit tė parė dhe nė tė ėshtė pėrdorur guri punuar me mjeshtėri, druri gdhendur por edhe zbukurimet e hekurit. Nė ndėrtim janė pėrdorur me finesė si linjat e drejta ashtu edhe elementi harkut.
       Pazari u dogj nė fillim tė shek.XX pėr shkak tė njė zjarri, dhe u rindėrtua sėrish me shpejtėsi sipas modelit unikal tė 
       Ndėrtimi Pazarit karakteristik solli ndryshime pozitive nė organizimin e jetės shoqėrore, duke i dhėnė mbėshtetje zhvillimit tė elementėve emancipues tė njė jete tė fuqishme tregėtare, artizanale e qytetare. Ky Pazar u bė epiqėndra e zhvillimit, e selive tė shoqėrive tregėtare e arėsimdashėse por edhe e shoqėrive mediatike e qytetare.





Banesat Gjirokastrite

       Banesa Gjirokastrite spikat pėr vlerat origjinale tė saj nė krejt Ballkanin. Origjina e ndėrtimeve ecėn sipas kohės sė ndėrtimit tė qytetit, dhe tipologjia e tyre shpreh nė mėnyrė tė qartė diferencimet sociale tė kohės. 
       Nė kėtė rrafsh janė tė rėndėsishme jo vetėm Banesat Monumentale por dhe Komplekset e Ndėrtimeve nė disa zona.
       Shek. XVIII - XVIIII mund tė konsiderohet periudha klasike e ndėrtimeve. Ndėrtimet karakterizohen nga njė zhvillim vertikal dhe njė kompozicion i lirė nė variante tė ndryshme.
       Varianti vertikal ėshtė varianti bazė i zhvillimit tipologjik, duke prezantuar njė bllok prizmik qė rritet si lartėsi nė dy-tre kate. Karakteri i mbyllur ėshtė i lidhur me funksionin mbrojtės.


Pjesė pėrbėrėse tė njė Banese:

Dimėrore
Dimėrore, ose dhoma e zjarrit ėshtė ambjenti kryesor i shtėpisė. Oxhaku nuk mungon asnjėherė. Nė banesat me tre kate Dimėrorja, gjendet nė katin e dytė.

Oda e Banimit
Janė ambiente qė okupojnė pjesėn mė tė madhe tė Banesės ku jetojnė familjarėt nė jetėn e pėrditshme.

Oda e Miqve
Eshtė ambienti mė prezantues i Banesės ku priten miqtė. Kėtu gjenden elementėt mė funksionalė si dhe janė afresket, tavanėt, dritaret e punimet e drurit mjaft tė zbukuruara.

Nėndivani
Ka njė funksion lidhės mes dhomave e ambjenteve tė tjera. Nuk ėshtė mjaft i ndricuar.

Divani i poshtėm
Eshtė sipėr nėndivanit, dhe pėrvec funskionit lidhės pėrdoret gjerėsisht si ambjent i pėrditshėem.

Divani sipėrm
Eshtė dhoma mė e madhe e katit tė dytė, e ndricuar mjaft mirė e qė pėrdoret gjerėsisht.

Guzhina
Gjendet nė katin e poshtėm, por mund tė jetė edhe jashtė banesės. Eshtė e pėrbėrė nga oxhaku, furra dhe lavapjata.
                                        
Qilari zahireve.
Ishin "frigoriferėt e kohės" pasi aty mbaheshin ushqimet e familjes sipas stinėve. Shpesh gjenden mbi depozitat e ujit.

Stera
Ky ambient ka formėn e njė kuadrati, i mbuluar me njė hark guri tė vecantė e qė shėrben pėr tė mbledhur ujin e shiut nga catitė, pėrmes njė sistemi tubacionesh e ulluqesh.

Qemerėt.
Gjirokastra ėshtė njė qytet karakteristik nė pėrdorimin e gurit tė punuar. Harqet janė tė njė finese e mjeshtėrie tė jashtėzakonshme. Ky element nuk ka vetėm rol funksional por dhe dekorativ.

Catia.
Catitė janė tė pėrbėra nė pjesėn strukturale nga dru i stazhionuar dhe nga mbulesa prej rrasash guri.

Tavani
Tavani ėshtė njė nga elementėt e shumtė tė zbukurimit, kryesisht nė dhomat e ambientet e pritjes sė miqve. Afresket, gdhendjet nė dru dhe kompozicioni tyre janė vlera tė papėrsėritshme.

Oxhaku
Ky element paraqitet nė variante tė ndryshme nė harmoni tė pėrsosur me krejt ndėrtimin. Pjesa e oxhakut qė del mbi cati, ka forma tė ndryshme qė japin njė efekt origjinal.

Porta
Banesa gjirokastrite ėshtė e rrethuar nga mure dhe kanė porta nė forma tė ndryshme. Guri sofatit ėshtė i punuar, harqet janė tė punuara me ornamente tė ndryshme, ku nė kėto harqe shpesh shėnohet dhe data e ndėrtimit tė banesės.